
KORÇË- Një i ri është arrestuar në Maliq. Burime policore bëjnë të ditur se ne banesën e një shtetasi rreth të 30-ave janë gjetur gjatë kontrollit të ushtruar 10 kg lëndë e dyshuar si kanabis sativa.
Të njëjtat burime raportojnë se 30 vjeçari dyshohet se është pjesë e operacionit që është kryer në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës mëngjesin e sotëm. Policia gjithashtu mësohet se 30 vjecarit i ka sekuestruar dy automjete të cilat kanë qenë në oborrin e banesës së tij.
Uniformat blu janë duke kryer hetime të mëtejshme për të zbuluar në qoftë se edhe persona të tjerë të implikuar në lëndën narkotike të kapur në banesën e 30 vjeçarit./ZËRI