Aktualitet

Kapen rreth 40 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, një në pranga

Hetimi po ndiqet nga sektori i antidrogës së Kosturit dhe nga prokuroria.

f.t
Kapen rreth 40 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, një
Mjeti ku ishte fshehur droga

GREQI- Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në zonën e Kozanit është ndaluar një automjet tip “Mercedes-Benz” brenda të cilit janë gjetur dhe sekuestruar 2 çanta që përmbanin 39 pako me 39 kg e 560 gram marijuanë.

Në pranga ka përfunduar drejtuesi i mjetit, shtetas grek 47 vjeç. Gjatë kontrollit, 47-vjeçarit i janë sekuestruar edhe 2 telefona celularë me 2 karta SIM dhe 140 euro. Hetimi po ndiqet nga sektori i antidrogës së Kosturit dhe nga prokuroria e këtij qyteti.

Prej fillimit të vitit, policia greke ka sekuestruar rreth 440 kg marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria./ZËRI

Poll

MOS HUMB