Aktualitet

Kapen në Spanjë rreth 2 ton metamfetaminë, u soll në Evropë nga karteli i Sinaloas

Droga u gjet në provincën e Alicantes, në Spanjën lindore, dhe shënon "kapjen më të madhe" të kësaj droge në Spanjë.

k.m.
Kapen në Spanjë rreth 2 ton metamfetaminë, u soll në
Pamje nga operacioni

MADRID- Policia spanjolle ka sekuestruar 1800 kilogramë metamfetaminë që karteli meksikan Sinaloa po përpiqej të shpërndante në Evropë, duke vendosur në pranga 5 persona, përfshirë edhe drejtuesin e grupit që po transportonte drogën. Droga u gjet në provincën e Alicantes, në Spanjën lindore, dhe shënon "kapjen më të madhe" të kësaj droge në Spanjë.

“Në mesin e të arrestuarve është edhe një shtetas meksikan, i cili pasi kontaktit me autoritetet meksikane u konfirmua se kishte lidhje me kartelin Sinaloa,”-tha Martínez Duarte, kreu i njësisë së Policisë Kombëtare të njohur si UDYCO (Njësia e Drogës dhe Krimit të Organizuar) në një deklaratë për mediat. Por nuk përmendi emër pa dashur të identifikojë personin përgjegjës.

Karteli Sinaloa është një nga grupet kriminale më të vjetra, më të mëdha dhe më të dhunshme në Meksikë, pushteti i të cilës mbetet i njëjtë pavarësisht nga arrestimi i themeluesit të tij Joaquín "El Chapo" Guzmán dhe djalit të tij, Ovidio në janar 2023. Të dy u ekstraduan dhe janë të burgosur në Shtetet e Bashkuara. 

Përveç drogës, Policia Kombëtare Spanjolle sekuestroi para, pesë automjete, dokumentacion dhe një armë. Ndër 5 të arrestuarit janë një meksikane, një grua rumune dhe pjesa tjetër janë shtetas spanjollë. 

Droga e konfiskuar vinte nga Meksika dhe kishte si destinacion Evropën Qendrore./ZËRI

Poll

MOS HUMB