Aktualitet

Kanosje për dhënie vote nga rrjetet sociale, referohet në SPAK 27-vjeçari në Lushnjë

I riu është kallëzuar për kanosje në dhënien e votës. Ai i ka shkuar një bashkëmoshatari të tij në rrjetet sociale, më konkretisht në platformën "Messenger",  e i ka kërkuar votën.

k.m.
Kanosje për dhënie vote nga rrjetet sociale, referohet në SPAK
Foto ilustruese

LUSHNJE- Një 27-vjeçar, i cili mbante postin e nënkryetarit të Partisë Demokratike në fshatin Bubullimë të Lushnjes është proceduar penalisht. I riu është kallëzuar për kanosje në dhënien e votës. Ai i ka shkuar një bashkëmoshatari të tij në rrjetet sociale, më konkretisht në platformën "Messenger",  e i ka kërkuar votën. Pasi ka marrë mesazhin, 28-vjeçari me inicialet J. Ç., e ka kallëzuar në Polici. Aktualisht, çështja është referuar në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. P., 27 vjeç, banues në fshatin Bubullimë, pasi ka kallëzuar shtetasi J. Ç., 28 vjeç, se shtetasi 27-vjeçari, nënkryetar i një subjekti politik në Lushnjë, e ka kanosur në platformën “Messenger”, për dhënien e votës. Materialet procedurale iu referuan SPAK, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesmarrjes në zgjedhje,”- njofton Policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB