
BRITANI E MADHE- Një ish-polic shqiptar u arrestua në Britaninë e Madhe, pasi akuzohet se është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal me bazë në Londër. Igli Ajazi u arrestua kur oficerët i hipën në makinë, e cila ishte pronë e një bande kriminale.
Sipas mediave të huaja, Ajazi u tha oficerëve që i vendosën prangat se ishte kolegu i tyre nga Shqipëria, por nuk pranoi që të dorëzonte PININ për të hapur telefonin e tij. Kështu që, Policia e hapi duke i përdorur fytyrën. Në celular gjetën mesazhe dhe video që tregonin për tregtinë e kanabisit në Londër. Por më e rënda është që në telefon kishte edhe video abuzimi seksual me fëmijë dhe kafshë.
Po ashtu, në disa prej mesazheve, u zbulua se "bossët" e grupit i kërkonin Ajazit që të shkonte në një plantacion kanabisi për të kontrolluar se çfarë dëmi ishte shkaktuar pasi disa njerëz ishin futur në "fermë". Ish-policit i kërkonin edhe doto. Në telefon ishin 65 video që tregonin abuzimin seksual të fëmijëve që përfshinin fëmijë vetëm 1vjeç dhe 24 video që tregonin burra dhe gra duke bërë seks me gomarë, qen dhe një breshkë. Në intervistën e tij, 26-vjeçari përsëriti sërish se ishte polic shqiptar dhe se pamjet në telefon kishin lidhje me punën e tij.
I pandehuri kishte qenë oficer policie në Shqipëri midis 2019 dhe 2022 dhe aktualisht ishte në Britaninë e Madhe me vizë studentore dhe po studionte për kriminologji dhe polici në Universitetin Roehampton. Ai u dënua me 20 muaj burg – që përfshin 10 muaj për shkeljen e kanabisit dhe 10 muaj për imazhet që iu gjetën në telefon. Ai u urdhërua gjithashtu që të kryente edhe 180 orë punë pa pagesë në komunitet./ZËRI