Aktualitet

I hiqet sekuestro kompanisë që ndërtoi inceneratorin e Fierit

Trupa gjykuese e GJKKO-së vendosi ndër të tjera heqjen e sekuestros të subjektit Integrated Technology Services, pra kompanisë së Klodian Zotos.

k.m.
I hiqet sekuestro kompanisë që ndërtoi inceneratorin e Fierit
Foto ilustruese

TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli vendimin për çështjen e inceneratorit të Fierit më 25 shtator. Trupa gjykuese e GJKKO-së vendosi ndër të tjera heqjen e sekuestros "Integrated Technology Services", pra kompanisë së Klodian Zotos. Kjo shoqëri ishte sekuestruar nga hetuesit e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi nëpërmjet saj ishin kryer veprat penale: “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë”; “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe "mashtrim me pasoja të rënda". Për të gjitha këto vepra penale, nuk janë gjetur prona të mjaftueshme, ndaj dhe akuzat janë rrëzuar e po ashtu edhe sekuestroja e vendosur. 

VENDIMI I GJKKO:

I hiqet sekuestro kompanisë që ndërtoi inceneratorin e Fierit

Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit, shoqëria tregtare “Integrated Technology Services” sh.p.k, me NUIS L02302032C me seli qendrore në Tiranë, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal, në referim te nenit 388, pika 1, të K.Pr.Penale dhe ligjit nr. 9754, datë 14.06.2007 “Për përgjegjësinë penale të personave juridikë”. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit, shoqëria tregtare “Integrated Technology Services” sh.p.k, me NUIS L02302032C me seli qendrore në Tiranë, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 pg 2, i Kodit Penal, në referim te nenit 388, pika 1, të K.Pr.Penale dhe ligjit nr. 9754, datë 14.06.2007 “Për përgjegjësinë penale të personave juridikë”. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit, shoqëria tregtare “Integrated Technology Services” sh.p.k, me NUIS L02302032C me seli qëndrore në Tiranë, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 143 pg 3 në lidhje me nenin 25 të Kodit Penal, në referim të nenit 388, pika 1, të K.Pr.Penale dhe ligjit nr. 9754, datë 14.06.2007 “Për përgjegjësinë penale të personave juridikë”. Bazuar në nenet 389 dhe 275 të Kodit të Procedurës Penale, heqjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive”, vendosur ndaj personit juridik, shoqërisë tregtare “Integrated Technology Services” sh.p.k, me NUIS L02302032C, me seli qendrore në Tiranë, caktuar me vendimin nr. 134, datë 28.03.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Inceneratori i Fierit dhe kompania koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” u sekuestruan në mars të vitit 2022 dhe u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë rreth 32 milionë euro, por duhen edhe 2.8 mln euro të tjera për ta vënë në punë.

Çfarë u vendos më 25 shtator?

GJKKO dënoi me 10 vjet heqje lirie ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka për dosjen e inceneratorit të Fierit, por ai përfiton zbritje në 6 vjet e 8 muaj nga gjykimi i shkurtuar. Dënimi u lehtësua në 2 vjet e 8 muaj heqje lirie për Alqi Bllakon; Klodian Zoto u dënua me 12 vjet burg. Pafajësi mori edhe ish-administratorja e inceneratorit të Fierit, Arjola Kodra./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB