Aktualitet

Kallëzimi për pagat e gushtit, SPAK nis hetimin dhe merr dokumentet në Ministrinë e Financave

SPAK ka nisur verifikimet pas kallëzimit penal të bërë nga gjyqtarët lidhur me mosdhënien e pagave për muajin gusht 2026.

M.K.
Kallëzimi për pagat e gushtit, SPAK nis hetimin dhe merr dokumentet
godina e SPAK-ut

TIRANË- Çështja e pagave të magjistratëve ka kaluar në hetim nga Prokuroria e Posaçme. SPAK ka nisur verifikimet pas kallëzimit penal të bërë nga gjyqtarët lidhur me mosdhënien e pagave për muajin gusht 2026.

Në kuadër të hetimit jan sekuestruar dokumente në Ministrinë e Financave të cilat pritet të shërbejnë për sqarimin e procedurave dhe vendimmarrjes që ka çuar në mosekzekutimin e pagave.

Në kallëzimin e depozituar në SPAK kërkohet të identifikohen personat që kanë mare, përcjellë apo zbatuar vendimmarrjen që solli mosdhënien e pagave. Në mesin e personave të kallëzuar është edhe ministri i Financave, Petrit Malaj.

Magjistratët argumentojnë se situata nuk është individuale, por prek një numër të konsiderueshëm gjyqtarësh dhe prokurorësh në të gjithë vendin.

Përmes hetimit SPAK pritet të përcaktojë përgjegjësitë konkrete për veprimet apo mosveprimet që kanë sjellë mosekzekutimin e pagave të muajit gusht./ZËRI

Poll

MOS HUMB