Aktualitet

'Kadare të prehet bashkë me vëllezërit Frashëri'/ Rama ironizon propozimin e Fevziut: Ai do qeshte!

Një prej tyre ishte moderatori Blendi Fevziu, i cili propozoi në rrjetet e tij sociale që Kadare të varroset pranë vëllezërve Frashëri, Faik Konicës dhe Mit’hat Frashërit në varrezën e nderit në kodrat e Liqenit të Tiranës.

k.m.
'Kadare të prehet bashkë me vëllezërit
Edi Rama dhe Blendi Fevizu

TIRANË- Ndarja nga jeta e shkrimtarit Ismail Kadare ka sjellë shumë reagime, por edhe propozime për nderimet e fundit të tij. Një prej tyre ishte moderatori Blendi Fevziu, i cili propozoi në rrjetet e tij sociale që Kadare të varroset pranë vëllezërve Frashëri, Faik Konicës dhe Mit’hat Frashërit në varrezën e nderit në kodrat e Liqenit të Tiranës.

“Ismail Kadare është intelektuali më i rëndësishëm që Shqipëria ka nxjerrë në historinë e saj. Shqiptari më i njohur në botë dhe padyshim, siç shkruan shtypi ndërkombëtar, një prej intelektualëve më të mëdhenj të shekullit të XX. Ai duhet varrosur në altarin e njerëzve të shquar, pranë Vëllezërve Frashëri, Faik Konicën dhe Mit’hat Frashërit në varrezën e nderit në Kodrat e Liqenit të Tiranës,”- shkroi ai.

Propozimi i Fevziut është dëgjuar, madje dhe nga kryeministri Edi Rama, i cili i ktheu përgjigje sot. Në fjalimin e vetëm dhe të fundit në ceremoninë e lamtumirës të gjeniut të letrave, Rama u shpreh se nëse do mund t'i dëgjonte propozimet që bëheshin për të, Kadare me shumë mundësi do të argëtohej. 

“Në inboxin e mesazheve më vinin propozime të pakërkuara për vendin ku do të varrosej Ismail Kadare, nga parku i Liqenit deri te varrezat e dëshmorëve në Kosovë. E di si ai arkëmort, që do të argëtohej shumë me këto propozime, dhe do i vinte plasja që nuk merrte dot pjesë në funeralin e vetë. Helena më çoi fjalë që donte vetëm fjalimin tim, nga dikush që nuk flet thjesht se ia do detyra, por edhe dikush që me Ismailin e lidhte kënaqësia e bisedave jo të shpeshta. Sa e mora vesh që vdiq mendova pashmangshmërinë për organizimin e funeralit. Ismail Kadare e meriton të prehet në një banesë të fundit që të jetë vetëm e tija, jo bashkë me dëshmorët. Ai nuk ishte dëshmorë, por nuk kishte asnjë dëshirë që të ishte dëshmor. Jo bashkë me vëllezërit Frashëri. Nuk na e kishte Ismaili borxh që t'i mohojmë vetminë e tij,”-tha Rama ndër të tjera në fjalën e tij. 

Kështu, shkrimtari do të varroset në Tufinë, duke respektuar dëshirën e familjarëve të tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB