VLORË- Mjeti lundrues “Jet ski” i Policisë së Vlorës është përplasur me një tjetër mjet lundrues në zonën e Jonufrës. Bëhet me dije se ngjarja ndodhi këtë pasdite, pasi Policia u njoftua se një person me kanoe kërkonte ndihmë. Menjëherë, shërbimet e Policisë Kufitare u nisën për në vendngjarje, por u përplasen me një tjetër mjet lundures “jet ski”, ku ndodheshin dy persona.
Si pasojë e aksidentit është lënduar lehtë drejtuesi i mjetit tjetër. Nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet procedurale, në bashkëpunim me AMP, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
"Sot, rreth orës 18:20, pas marrjes së një njoftimi se në zonën e Jonufrës ndodhej një shtetas me kanoe që kërkonte ndihmë, shërbimet e Policisë Kufitare u nisën menjëherë për në vendngjarje.
Gjatë lundrimit drejt vendit të njoftuar, mjeti lundrues tip jet ski i Policisë Kufitare është përfshirë në një përplasje me një tjetër mjet lundrues jet ski ku ndodheshin dy shtetas. Si pasojë, njëri prej tyre (drejtuesi) ka marrë dëmtime të lehta.
Nën drejtimin e Prokurorisë, po kryhen veprimet procedurale, në bashkëpunim me AMP, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton Policia./ZËRI