Aktualitet

Iu bashkuan ISIS, SPAK kërkon 7 vit burg për 5 gratë xhihadiste

SPAK gjithashtu ka kërkuar që dënimi mos të kryhet në burg, por të konvertohet në shërbim prove. 

k.m.
Iu bashkuan ISIS, SPAK kërkon 7 vit burg për 5 gratë xhihadiste
Fotot ilustruese

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar 7 vite burg për 5 nga gratë që iu bashkuan luftëtarëve të ISIS në Siri. Megjithatë të gjitha do të përfitojnë uljen e 1/3 të kohës së dënimit, pasi kanë zgjedhur që të ndiqen me gjykim të shkurtuar. Ndaj në dhënien e pretencës, SPAK gjithashtu ka kërkuar që dënimi mos të kryhet në burg, por të konvertohet në shërbim prove. 

Shërbimin e provës do të duhet ta kryejnë për një periudhë 5-vjeçare.

SPAK i hetoi gratë xhihadiste që u riatdhesuan në kampet e Sirisë në Shqipëri për pjesëmarrje në organizata terroriste dhe pjesëmarrje në veprimtari ushtarake në një shtet të huaj. Të pandehurat në këtë proces u larguan në drejtim të Sirisë në vitet 2013-2014, duke ndjekur pas bashkëshortët e tyre që shkuan të luftonin fillimisht përkrah Al Nusras dhe më pas për ISIS./ZËRI

Poll

MOS HUMB