
TIRANË- Ish-kreu i Kadastrës, Artan Lame ka dëshmuar për rreth 2 orë në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Sipas informacioneve, ai është thirrur për t'u marrë në pyetje nga prokurori Eneid Nakuçi. Lame është pyetur mbi një dosje që ka në bazë të saj premtimet për dhënien e legalizimeve disa ditë para zgjedhjeve lokale të vitit 2019. Por nuk ka dhënë detaje të tjera gjatë një prononcimi të shkurtër për mediat.
“Bëhet fjalë për një çështje që jam thirrur si person në dijeni,”- tha Lame.
MOMENTI ME VIDEO:
Në prill të vitit 2021, 5 ditë para zgjedhjeve, gazetari investigativ, Artan Hoxha publkoi një audio-përgjim ku tregohej sesi (ish)drejtori i Kadastrës, Artan Lame udhëzonte vartësit e tij në lidhje me procesin e legalizimeve. Gjatë përgjimit, Lame pohon se legalizimet janë një kosto e madhe elektorale, dhe në rast se banorëve iu hiqet drita jeshile, atëherë ikin votat, ndaj kërkon që kurrsesi, fjala “jo”, nuk duhet që t’ju thuhet qytetarëve.
Pas publikimit të përgjimit, Lame tha se nuk i heq asnjë fjalë atyre që kishte thënë në përgjimin e publikuar. Lidhur me këtë çështje, kohë më parë u vunë një ish-punonjës i Aluiznit dhe një ish-kryeplak./ZËRI