
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në masën e sigurisë arrest me burg 34-vjeccarin Asqeri Mandri, i cili u vu në pranga pak ditë më parë pasi dyshohet se dhunonte gruan dhe e mbante atë të izoluar në banesë. Burime bëjnë me dije për Zërin se Mandri ka deklaruar në Gjykatë se nuk e ka dhunuar gruan e tij, dhe se kanë pasur disa debate të vogla familjare. Sipas tij konfliktet kanë nisur në momentin kur gruaja i ka kërkuar që të punonte si roje natën.
“Kamerat i kam vendosur për të parë gruan dhe fëmijët pasi isha jashtë shtetit. Kemi patur debate por jo dhunë. Sherri nisi pasi gruaja më thoshte që të ikja të punoja natën si roje”, ka deklaruar ai.
34-vjeçari mbante ‘të burgosur’ bashkëshorten, në vilën e tyre në Kodër Kamëz. Ai jetonte në Gjermani, por pasi ishte kthyer, e kishte dhunuar fizikisht gruan, në praninë e katër fëmijëve. Kamerat që kishte instaluar në banesë për ta monitoruar 24 orë në 24, kanë fiksuar edhe skenat e dhunës.
Ndërkohë në dëshminë që e reja ka dhënë para uniformave blu tregon se i shoqi ka qenë gjithmonë xheloz, por largimi si emigrant e ka bërë edhe më agresiv. Ajo tregon se episodet e dhunës u bënë të shpeshta ç’ka e detyruan të denoncojë në polici.
Nga ana tjetër familja e Asqeri Mandrit mohojnë dhunën por ngarkojnë me faj nusen e shtëpisë duke e akuzuar se i ka ngritur kurth bashkëshortit duke e kthyer nga emigrimi për ta futur në burg. Madje sipas nënës së 34-vjeçarit nusja e tradhtonte djalin e saj.
Më poshtë është dëshmia shokuese e nënës së Mandrit, e cila akuzon nusen e saj për tradhti:
/ZËRI