Aktualitet

Shembja e skelës në Hamburg, identifikohen 3 viktimat shqiptare, një tjetër në gjendje kome

Dyshohet se në mesin e viktimave janë 5 shqiptarë, 3 nga Shqipëria dhe 2 të tjerë nga Maqedonia e Veriut

E.K
Shembja e skelës në Hamburg, identifikohen 3 viktimat shqiptare,
Albert Zorba

GJERMANI- Albert Zorba, 31 vjeç, nga Elbasani dhe Astrit Gjeka nga Dibra janë dy prej viktimave që janë identifikuar deri tani, pas aksidentit që ndodhi në Hamburg të Gjermanisë, ku u shemb skela në katin e tetë të një godine.

Sipas mediave gjermane numri i shqiptarëve që kanë humbur jetën është 4 dhe një i pestë ka mbetur i plagosur rëndë në gjendje kome. Personi që ka mbetur i plagosur rëndë në koma është Alfred Visha, baba i tre fëmijëve. Daja i tij, Luan Cemenja, duke folur në Report tv ka thënë se Visha, shkonte në Gjermani me punë sezonale, 3 muaj, dhe më pas kthehej.

Shembja e skelës në Hamburg, identifikohen 3 viktimat shqiptare,
Alfred Visha

Cemenja tregon se nipi i tij kishte prerë biletën që të kthehej në Shqipëri me datë 2 dhjetor, por fatkeqësisht mbeti i plagosur rëndë në Gjermani, pasi skela ku po punonin në katin e tetë të një pallati u shemb dhe ra në një bosht ashensori. Për t’u interesuar për gjendjen e Alfred Vishës, vëllai i tij dhe kushërira kanë shkuar në Gjermani.

Më herët Zëri.ai raportoi se vëllai i të ndjerit Albert Zorba ndodhet i burgosur në Angli, ndërsa i ati i moshuar ka mbërritur në Hamburg, për të bërë edhe tërheqjen e trupit të të riut. Viktima e tretë e identifikuar është një i ri nga Kukësi Ruzhdi Hoxha, për të cilin gjithashtu janë vënë në dijeni familjarët. Fillimisht ata u deklaruan si bullgarë nga mediat gjermane, për shkak se ishin duke punuar në të zezë.

Mësohet se administratori shqiptar nga Kosova i firmës që kishte regjistruar shqiptarët me dokumente false është zhdukur.

Ngjarja ndodhi teksa shqiptarët po punonin për ndërtimin e një pallati në zonën e HafenCity. Mendohet se ka ende viktima nën rrënoja dhe po punohet për nxjerrjen e trupave. Në kantier ditën kur ndodhi ngjarja e rëndë ishin duke punuar rreth 700 persona./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB