
ELBASAN- Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka tërhequr nga llogaria e vëllait 1.5 milionë lekë të reja.
Mësohet se 33-vjeçari mashtroi nënën duke i marrë kartën bankare të të vëllait, dhe më pas ka bërë tërheqjen e shumës së parave.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Elbasan, si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, menjëherë pas administrimit të një kallëzimi të depozituar më datë 01.07.2024, për një rast të mashtrimit, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Cash”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit 33 vjeç, banues në Elbasan”, njofton policia.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda. /ZËRI/