Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, Arben Ahmetaj regjistrohet për të votuar në zgjedhjet e 11 majit

Mësohet se Ahmetaj ka marrë udhëzime nga ekipi i tij që punon për mbrojtjen në Shqipëri, dhe pasi bashkëjetuesja e tij ka lëshuar deklaratën me shkrim se jetojnë bashkë, atij i ka mbërritur sot në mëngjes e-mail nga KQZ se u regjistrua me sukses si votues nga Zvicra.

F.m
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, Arben Ahmetaj
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj

TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka fituar të drejtën për të votuar nga jashtë, edhe pse është në arrati nga drejtësia shqiptare. Gazetarja Esiona Konomi shkruan për Report TV se Ahmetaj kishte aplikuar edhe dy herë të tjera, por ishte refuzuar për shkak se nuk kishte vendosur të saktë adresën e banimit dhe kishte përdorur një dokument në emër të bashkëjetueses së tij.

Mësohet se Ahmetaj ka marrë udhëzime nga ekipi i tij që punon për mbrojtjen në Shqipëri, dhe pasi bashkëjetuesja e tij ka lëshuar deklaratën me shkrim se jetojnë bashkë, atij i ka mbërritur sot në mëngjes e-mail nga KQZ se u regjistrua me sukses si votues nga Zvicra.

Ish-zv kryeministri i vendit, Arben Ahmetaj është aktualisht në kërkim ndërkombëtar, teksa mbi të rëndojnë akuzat “Korrupsion pasiv”, “Fshehje pasurie” dhe “Pastrim parash”. Ish-numrit dy të qeverisë i janë sekuestruar disa pasuri. Disa prej pronave dyshohet se janë vendosur nga raporti që ka pasur Ahmetaj me pronarët e inceneratorëve, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. Vetë Ahmetaj i ka mohuar vazhdimisht akuzat, qoftë për dosjen e inceneratorëve, qoftë për privatizimin e ish-shoqërisë Buka. Në intervistat e njëpasnjëshme për “Syri TV” nga Zvicra, Ahmetaj ka ngritur akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesve aktualë të Partisë Socialiste, duke deklaruar se Shqipëria është në duart e krimit të organizuar. 

Ahmetaj pretendon se Rama ka vendosur figura të lidhura me botën e krimit në pozita kyçe politike dhe se vendimet qeveritare janë të orkestruara nga një “organizatë kriminale” dhe jo një strukturë qeveritare legjitime. Ndër të tjera ish-zëvendëskryeministri ka akuzuar ministrat aktualë dhe të kaluar të qeverisë Rama për afera korruptive, duke përmendur ministra që, sipas tij, janë emëruar për të mbrojtur interesa të ngushta dhe për të siguruar vazhdimësinë e “plaçkitjes së buxhetit të shtetit”.

Poll

MOS HUMB