
LEZHË- Detaje të reja janë zbardhur nga sherri mes dy të rinjve në Lezhë mbrëmjen e djeshme. Rafaelo Lleshi, 18 vjeç, mbeti i plagosur me kaçavidë. Ngjarja ka nisur si një konflikt i çastit afër një xhamie mes dy të rinjve, 18-vjeçarit Rafaelo Lleshit, i cili mbeti i plagosur dhe 21-vjeçarit Xhovani Perlesit.
Sipas hetimeve paraprake dyshohet se 18-vjeçari i kishte ngacmuar motrën autorit Përlesi dhe kjo ka qenë arsyeja e konfliktit që për pak përfundoi në tragjedi.
Për shkak të plagëve të rënda i riu Lleshi u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në mushkëri, e cila u dëmtua për shkak të goditjes me kaçavidë.
Njoftimi i policisë:
U konfliktuan për motive të dobëta në qytetin e Lezhës dhe plagosi rëndë me mjet prerës 18 vjeçarin, vihet në pranga 21 vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Xh. P, 21 vjeç, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë “.
vjeçari, ditën e sotme, në afërsi të një objekti kulti në qytetin e Lezhẽs, ka goditur me kaçavidë disa herë në pjesë të ndryshme të trupit shtetasin R.Ll, 18 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në QSU Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.