
Dritan Syziu
MIRDITË- Një pistë e re po ndiqet nga Policia e Lezhës në lidhje me atentatin ndaj Ledovik Syziut (Ndoj) në Mirditë. Raportohet se autor të jetë vëllai i 47-vjeçarit, Dritan Syziu (Ndoj), i cili ndodhet në arrati pasi është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjes e efetivit të policisë, Gjon Paçuku. Sipas Euronews, policia po ndjek këtë pistë për shkak të konflikteve që dy vëllezërit kanë pasur me jëri-tjretrin kohët e fundit. Ledovik Syziu ndodhet në spitalin e Mirditës nën kujdesin e bluzave të bardha, jashtë rrezikut për jetën./ZËRI
Poll