Aktualitet

Atentati në Don Bosko, makina u soll nga Kosova, ende asnjë gjurmë për autorët

Tre persona dyshohet se ishin të përfshirë në atentatin në “Don Bosko”, ku mbetën të plagosur Kastriot Elezaj dhe Ronaldo Metushi

E.K
Atentati në Don Bosko, makina u soll nga Kosova, ende asnjë
Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimet e policisë, në lidhje me atentatin e ndodhur 5 ditë më parë në zonën e Don Boskos në Tiranë, ku mbetën të plagosur dy persona. Makina që u përdor nga autorët dhe më pas u gjet e djegur në zonën e Kamzës në Tiranë, ka ardhur në Shqipëri nga Dogana e Morinës.

Për këtë shkak policia i ka dërguar një letër homologëve të tyre në Kosovës, ku i kërkon informacion mbi përdoruesin e mëparshëm të mjetit, me qëllim identifikimin apo rënien në gjurmët e autorëve.

Deri tani auroritetet në Kosovë, janë ende në fazën e verifikimeve dhe nuk kanë një përgjigje. Policia ka dyshime se makina mund të jetë blerë nga autorët në Shqipëri. Për këtë po punohet edhe me këqyrjen e pamjeve të kamerave kufitare për identifikimin e personave që e sollën, ndihmuar nga mungesa e kontrolleve fizike gjatë sezonit veror.

Targat që u përdorën në mjetin që u dogj më pas, i përkasin një makine në Valias, të cilat dyshohet se janë marrë brenda një garazhi. Blutë po punojnë për të gjetur pronarin e saj, edhe pse ky i fundit nuk i ka denoncuar si të vjedhura.

Nga atentati i së mërkurës (4 Shtator 2024) mbetën të plagosur Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi.

Dyshohet se objektivi i atentatit ishte Elezaj, i cili rezulton që të ketë precedent të mëparshëm penal. /ZËRI

Poll

MOS HUMB