Aktualitet

I mori 8 mijë euro klientit dhe i premtoi se do e lironte nga burgu, GJKKO dënon avokatin Besart Logu

GJKKO e shpalli fajtor për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike dhe e dënoi me 2 vite burg, por me gjykim të shkurtuar i konvertohet në 1 vit e 4 muaj.

zh.ll
I mori 8 mijë euro klientit dhe i premtoi se do e lironte nga burgu, GJKKO
besart logu

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtor Besart Logun, i cili akuzohet se i mori 8 mijë euro ryshfet klientit për të ndikuar te drejtësia. GJKKO e shpalli fajtor për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike dhe e dënoi me 2 vite burg, por me gjykim të shkurtuar i konvertohet në 1 vit e 4 muaj.

Por, sipas vendimit, gjykata ka vendosur gjithashtu pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg, duke e vënë në shërbim prove për 2 vite e 8 muaj. Po ashtu, GJKKO vendosi heqjen e të drejtës për të ushtruar profesionin për 9 muaj.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 242, të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurit Besart Logu, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1/4 i Kodit Penal”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Atalanta Zeqiraj, Flojera Davidhi dhe Erjon Bani, me vendimin nr. 2, datë 14.01.2026 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Besart Logu për veprën penale të “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, prashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 i K.Penal, dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.

2. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3 dhe dënimin e tij me 1 vit e 4 muaj burgim.

3. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin Besart Logu duke e vënë në provë për një periudhë kohe prej 2 vjet e 8 muaj me kusht që të mos kryej vepër tjetër penale dhe të mbajë kontakte me shërbimin e provës.

4. Në aplikim të nenit 39 të K.Penal, heqjen e së drejtës së ushtrimit të profesionit të avokatit për një periudhë prej 9 muajsh për të pandehurin Besart Logu. 5. Shpenzimet procedurale të kryera gjatë fazës së hetimit dhe ato gjatë gjykimit i ngarkohen të pandehurit. 6. Provat materiale si, provat e mëposhtme:

-1 DVD+ËR përgjimi ambiental audio dhe video midis të pandehurit Besart Logu dhe agjentit të koduar me numër kodik **** të datës 09.12.2024; -1 CD audio dhe video midis të pandehurit Besart Logu dhe agjentit të koduar me numër kodik **** të datës 13.12.2024, bëhet pjesë e fashikullit të gjykimit. 7. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsioni dhe Krimin e Organizuar brenda 15 ditëve, afat i cili fillon të llogaritet nga e nesërmja e marrjes dijeni lidhur me vendimin e arsyetuar.

Avokati Besart Logu akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm gjatw ushtrimit tw profesionit tw tij. Sipas hetimeve tw SPAK, dyshohet se Logu i ka marrë një klienti 8 mijë euro duke i premtuar se do të ushtronte ndikimin e tij tek gjyqtarët për t’i lehtësuar masën e sigurisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB