
ITALI-Një shqiptar i kërkuar në të gjithë Evropën, si pjesë e një grupi të trafikimit të drogës, u arrestua në Itali. Mediat e huaja raportojnë se ndaj tij kishte një urdhër-arresti evropian dhe duhet të vuajë një dënim prej 15 vitesh burg.
Si ndodhi arrestimi
Autoritetet e Como u alarmuan nga raporti i sistemit Alloggiati, i cili tregonte praninë e të kërkuarit në një hotel të qytetit. Megjithatë, kur mbërriti policia, 23-vjeçari nuk u gjet në strukturë. Menjëherë filloi kërkimi, me patrulla në të gjithë Comon. Pas disa orësh kërkimi, i riu u gjet duke bërë xhiro turistike në Viale Geno, një nga zonat më të populluara të qytetit. 23-vjeçari u arrestua dhe pas formaliteteve u transferua në burgun Bassone në Como, ku do të qëndrojë në dispozicion të organeve të drejtësisë./ZËRI