Aktualitet

I kërkuar edhe nga SPAK, kush është shqiptari që udhëhiqte grupin e kokainës në Itali

Kokaina ishte "qumësht"; heroina "kafeja"; hashashi ishte "çokollatë".

k.m.
I kërkuar edhe nga SPAK, kush është shqiptari që
Foto ilustruese

ITALI- Asad Bashli, 27-vjeçari nga Shkodra, i cili kërkohej nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të dosjes “Metamorfoza”, në Itali ishte kreu i një grupi kriminal. Siç raportojnë burime të "Corriere della Sera", Bashli menaxhonte trafikun e drogës në Livigno. Atje fshihej tek xhaxhai i tij, i cili e strehonte në mënyrë që i nipi të vazhdonte "biznesin" e tij. Kërkesa për drogë bëhej me "kode".

Kokaina ishte "qumësht"; heroina "kafeja"; hashashi ishte "çokollatë". Pjesë e grupit ishte dhe Megi Dabati, 26 vjeçe, e cila sipas organit të akuzës, si bashkëshortja e Gentian Dabatit, 40 vjeç, që ishte gjithashtu pjesë e organizatës.

"Nuk ishte thjesht bashkëpunëtore, por kontribuonte në aktivitet duke e nxitur të mos të bënte shumë zbritje në çmim. Me vajzën e vogël në makinë, ajo merrej edhe me shitjen e dozave. Kishte gjetur skenarin perfekt pasi me vogëlushen në makinë, ajo paraqitej si familjare,"-bëjnë me dije mediat italiane. 

Rrjeti i një grupi, kishte vetëm shqiptarë. Por shumë prej tyre përfunduan në pranga gjatë operacionit të marsit ku u sekuestruan 1.8 kg kokainë, 1.6 kg marijuanë dhe 190 gram heroinë dhe u arrestuan 12 persona shqiptarë, italianë dhe domenikanë. Por asokohe në media nuk ishte zbuluar ende kreu i grupit ishte Bashli. Corriere del la Sera ka zbuluar disa detaj ku gjatë operacionit të marsit, u ekzekutuan 6 masa sigurimi “Arrest në burg”, 5 masa “Arrest në shtëpi” dhe 1 “detyrim qëndrimi”. Disa nga emrat e përfshirë në këtë grup, të zbuluara nga mediat janë: Indrit Idrizi, 40 vjeç person i afërt me Bashlin, Gentian Dabati, 40 vjeç, Megi Dabati, 26 vjeç, Altin Abdija, 40 vjeç si dhe një 20-vjeçar, i cili babain e ka maroken dhe nënën nga Shkodra./ZËRI

Poll

MOS HUMB