
KOSOVË- Prokuroria Speciale në Kosovë ka ngritur një akt-akuzë ndaj Dibran Hoxhajt, i njohur si “Kobra”. Hoxha akuzohet për vrasjen e një 31-vjeçari nga Kukësi të identifikuar me emrin Visart Cengu, ngjarje e ndodhur në 3 janar të vitit 2023.
31-vjeçari do të përballet me akuzën për veprën penale “Vrasje e rëndë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Në dosjen e Prokurorisë ngrihen gjithashtu dyshime se Hoxhaj qëlloi me armë në drejtim të makinës ku gjendej viktima nga Kukësi.
Policia ka kryer kontrolle në Prizren dhe në lokalin e “Kobrës” janë gjetur sende të jashtëligjshme, mes tyre edhe një granatë dore dhe disa fishekë. Gjithashtu janë sekuestruar edhe pamjet e sigurisë në lokalin “Kobra City” në Prizren.