Aktualitet

Dhunimi i 3-vjeçares në kopsht, 'ndëshkohet' Petrit Hala. Nga shef në Tiranë transferohet në Librazhd

Vendimi nuk dihet kur është marrë pasi ende nuk ka një njoftim zyrtar pasi lajmi është mësuar nga burime të ZËRI.

k.m.
Dhunimi i 3-vjeçares në kopsht, 'ndëshkohet' Petrit
Petrit Hala

TIRANË- Petrit Hala përfundon karrierën e tij si shefi i Komisariatit nr.1 në Tiranë. Burime për ZËRI bëjnë me dije se me urdhër të kryepolicit Muhamet Rrumbullaku është vendosur që të drejtojë Komisariatin e Librazhit. Vendimi nuk dihet kur është marrë pasi ende nuk ka një njoftim zyrtar pasi lajmi është mësuar nga burime të ZËRI. Në vend të tij është emëruar Altin Lila, i cili prej disa vitesh mbante postin e shefit të Komisariatit nr. 3.

Emri i ish-shefit të 1-shit u përmend gjatë rastit të dhunimit të të miturës në një kopsht privat në Tiranë. Për shkak të dhuëns nga edukatorja, e mitura përfundoi me një këmbë të thyer në spital, ndërkohë që edhe pse denoncimi ishte bërë kopshtit “Stinët” vazhdonte me aktivitetin si normalisht duke pritur fëmijë të tjerë. Për shkak të bujës mediatike që mori rasti, Agjencia e Mbikqyrjes Policore nisi hetimet dhe provoi që 2 prej efektivëve Ylli Çako dhe Ergys Brahimaj nuk e bënë siç duhet punën e tyre por nuk provuan dot nëse kishin marrë ryshfet për të “groposur” dosjen.

ZËRI shkoi edhe më tej, duke siguruar informacione tejet të rënda për pazare brenda komisariatit nr.1, por edhe pse indikacioni u dha, hetimet nuk përfunduan kurrë. Ndoshta lëvizja e Halë është një “ndëshkim” për mënyrën e trajtimit të rastit të të miturës./ZËRI

Poll

MOS HUMB