Aktualitet

I dënuar në Itali për trafik droge dhe kanosje, arrestohet në Kurbin 54-vjeçari, pritet ekstradimi (EMRI)

Sipas njoftimit të Policisë, Gjin Nikollaj, banues në Laç, rezulton i dënuar nga autoritetet italiane me 7 vjet e 2 muaj burg.

zh.ll
I dënuar në Itali për trafik droge dhe kanosje, arrestohet
pamje nga policia-arrestimi

KURBIN- Një 54-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për “Trafikim të lëndëve narkotike” dhe “Kanosje” është arrestuar në Kurbin.

Sipas njoftimit të Policisë, Gjin Nikollaj, banues në Laç, rezulton i dënuar nga autoritetet italiane me 7 vjet e 2 muaj burg.

Nikollaj u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 95”, ndërkohë që vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë 

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale faza e 95-t e operacionit të koduar “Operacionalja”.
I dënuar në Itali me mbi 7 vjet burgim për trafikim të lëndëve narkotike dhe kanosje, kapet në Kurbin dhe arrestohet me qëllim ekstradimi 54-vjeçari.
Si rezultat i informacionit të siguruar mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, menjëherë u organizua dhe u finalizua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale operacioni i koduar “Operacionalja 95”.
Gjatë operacionit, shërbimet e DFPO-së kapën në Kurbin shtetasin Gjin Nikollaj, 54 vjeç, banues në Laç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi autoritetet gjyqësore italiane e kanë dënuar me 7 vjet e 2 muaj burgim për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Kanosja”.
Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi në Itali.

Poll

MOS HUMB