
TIRANË- Qani Xhafa do të jetë subjekti më i ri i hetimit të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Çështja e tij, u dërgua për moskompetencë nga Gjykata e Elbasanit në GJKKO, për të hetuar aksidentin e shkaktuar nga deputeti i Partisë Demokratike.
Xhafa, i dehur në timon përplasi një qytetar në Elbasan në 2023, ndaj akuzohet për veprën penale: drejtim mjeti në gjendje të dehur. Kështu me marrjen e dosjes nga GJKKO, trupa gjykuese ka vendosur që hetimet të kryen nga SPAK duke arsyetuar se deri më tani ishin kryer nga një Prokurori jo kompetente.
Aksidenti ndodhi më datë 13 Mars 2023, e fill pas ngjarjes Xhafa përfundoi në pranga pasi u konstatua se ishte në gjendje të dehur. Por u lirua menjëherë të nesërmen, madje bëri edhe një reagim në rrjetet e tij sociale. Në një postim në Facebook, Xhafa shkruante se është në gjendje të mirë shëndetësore. Në kohën e aksidentit, Qani Xhafa ishte kandidat për deputet por pasi Luciano Boçi la mandatin për të garuar për kryetar bashkie në zgjedhjet lokale për Elbasanin, ndaj automatikisht u fut në Kuvend si deputet i Partisë Demokratike./ZËRI