Aktualitet

I biri përfshihet në sherr me komshiun, 69-vjeçari i pranishëm, pëson arrest kardiak dhe humb jetën

Konkretisht raportohet se djali i tij është përfshirë në një konflikt fizik me komshiun për shkak të një ture drush.

F.I
I biri përfshihet në sherr me komshiun, 69-vjeçari i
FOTO ILUSTRUESE

ROSKOVEC-Mbrëmjen e djeshme (6 gusht), një 69-vjeçar ka humbur jetën, si pasojë e një arresti kardiak në Roskovec. Policia njofton se Baftjar Vrapi ka pësuar arrest kardiak, pasi ka qenë i pranishëm gjatë një konflikti të çastit ndërmjet djalit të tij dhe një shtetasi tjetër, pa qenë vetë i përfshirë në konflikt.

Konkretisht raportohet se djali i tij është përfshirë në një konflikt fizik me komshiun. 69-vjeçari ndodhej në banesë së bashku me bashkëshorten. Në momentin që ka marrë vesh për konfliktin dhe ka tentuar të dalë jashtë për të shmangur përshkallëzimin, është ndier keq dhe ka pësuar infarkt, duke u rrëzuar në tokë.

Shtetasi me iniciale  B. V. është dërguar pa shenja jete në Qendrën Shëndetësore Roskovec. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:00, shtetasi me iniciale B. V., 69 vjeç, banues në Roskovec, është dërguar pa shenja jete në Qendrën Shëndetësore Roskovec.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 69-vjeçari ka pësuar arrest kardiak, pasi ka qenë i pranishëm gjatë një konflikti të çastit ndërmjet djalit të tij dhe një shtetasi tjetër, pa qenë vetë i përfshirë në konflikt.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Poll

MOS HUMB