Aktualitet

I besoi Google Maps...por ngeci në Rrugën e Arbrit! Trajleri bllokohet në bajpasin e Murrizit

Trajleri ka ngecur në kthesën e rrezikshme rreth 2 kilometra nga Qafa e Murrizit.

E.K
I besoi Google Maps...por ngeci në Rrugën e Arbrit! Trajleri bllokohet
Rruga e bllokuar

TIRANË- Bllokohet trafiku në Rrugën e Arbrit. Raportohet se një trajler me targa turke ka ngecur në bajpasin e Murrizit në fshatin Bastar të Tiranës. Trajleri ka ngecur në kthesën e rrezikshme rreth 2 kilometra nga Qafa e Murrizit.

I besoi Google Maps...por ngeci në Rrugën e Arbrit! Trajleri bllokohet
Trajleri

Sipas drejtuesve të mjeteve, shoferi turk ka treguar se ishte nisur nga Maqedonia e Veriut dhe se Rrugën e Arbrit ia kishte sugjeruar “Google Maps”. Të bllokuar kanë mbetur dhjetëra automjete që lëvizin drejt Tiranës apo Qarkut Dibër./ZËRI

Poll

MOS HUMB