foto nga aksidenti
LEZHË- Mbrëmjen e kësaj të marte ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen në aksin rrugor Rrilë-Hidrovor në Lezhë.
Një 50-vjeçar i identifikuar si Shkëlqim Gjoni ishte duke udhëtuar me motomjet kur ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në rrugë.
Si pasojë e plagëve të marra, 50-vjeçari ka ndërruar jetë.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit./ZËRI
Poll