Aktualitet

Humb jetën në Jalë turistja 32-vjeçare nga Britania, kishte shfaqur probleme shëndetësore

E reja kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe kishte kërkuar ndihmë te stafi i hotelit i cili e transportoi menjëherë drejt Qendrës Shëndetësore.

M.K.
Humb jetën në Jalë turistja 32-vjeçare nga Britania,
foto ilustruese

JALË-  Ka humbur jetën në Jalë një 32-vjeçare nga Mbretëria e Bashkuar, teksa ishte e akomoduar në një hotel në zonë. E reja kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe kishte kërkuar ndihmë te stafi i hotelit i cili e transportoi menjëherë drejt Qendrës Shëndetësore.

Pavarësisht ndihmës mjekësore, 32-vjeçarja nuk ka mundur të mbijetojë. Sipas verifikimeve paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e plotë të vdekjes. 

NJOFTIM:

Jalë, Himarë/Informacion paraprak

Më datë 21.09.2026, rreth orës 18:40, është marrë njoftim se shtetasja I. R., 32 vjeçe, lindur në Londër, Mbretëria e Bashkuar, e cila ishte akomoduar në një hotel në Jalë, kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe kishte kërkuar ndihmë te recepsioni i hotelit.

Stafi i hotelit e ka transportuar menjëherë drejt Qendrës Shëndetësore, ku, pavarësisht ndihmës së dhënë, 32-vjeçarja ka ndërruar jetë.

Paraprakisht dyshohet vdekje natyrale, pasi nga verifikimet paraprake të mjekëve rezultoi se kjo shtetase kishte pasur probleme shëndetësore, konkretisht probleme me frymëmarrjen dhe diabetin.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale dhe vijojnë verifikimet për përcaktimin e plotë të shkakut të vdekjes./ZËRI

Poll

MOS HUMB