Aktualitet

Hotele e makina, cilat janë bizneset e ngritura nga vëllezërit Turja, sillnin kokainë nga Ekuadori drejt Italisë

Gjithashtu Roland Turja rezulton edhe aksioner në një tjetër kompani. Bëhet fjalë për biznesin “Auto Arlindi”, ku ai është në ortakëri me Arlind Qerimin.

F.m
Hotele e makina, cilat janë bizneset e ngritura nga vëllezërit
Droga

ITALI- Familja Turja, dy djemtë e të cilës janë arrestuar në Itali, si pjesë e grupit kriminal që transportonte kokainë nga Ekuadori në drejtim të Italisë, rezulton se janë të angazhuar në fushën e hotelerisë dhe biznesit. Konkretisht, kryefamiljari Mydlim Turja ka zotëruar 60% të “Power Hotel” që ndodhet në Durrës, edhe pse për momentin rezulton se është pezulluar si aktivitet.

30% të aksioneve janë në pronësi të Roland Turjas, një prej të arrestuarve, dhe 10% në pronësi të nënës, Myhyrije Turja.

Gjithashtu Roland Turja rezulton edhe aksioner në një tjetër kompani. Bëhet fjalë për biznesin “Auto Arlindi”, ku ai është në ortakëri me Arlind Qerimin.

“Bed and Breakfast” (“Fjetje dhe Mëngjes”) është një tjetër biznes që zotërohet nga familja Turja. Më konkretisht, me këtë biznes merret vëllai i Rolandit, Albert Turja bashkë me të shoqen. Sipas Il Corriere, biznesi ndodhet në “Via Martelli” dhe është ngritur dukeë marrë si shtysë dashurinë e çiftit për qytetin e Firences.

Operacioni nisi me arrestimin e tre anëtarëve të grupit, 49-vjeçari Alfons Teqa, 30-vjeçari Athanas Xhuveli dhe 36-vjeçari Rushan Kanushi, të cilët u paraqitën në Portin e Livornos për të tërhequr ngarkesën me drogë që ishte futur në kontejnerin me banana. Por, hetimet e mëtejshme zbuluan që në krye të grupi qëndronin vëllezërit Turja.

Poll

MOS HUMB