Aktualitet

Gruaja proteston para bashkisë së Krujës: I kam shkuar 100 herë kryetarit, por nuk pranoi të më takojë

Ajo shprehet se i është drejtuar bashkisë mbi 100 herë dhe asnjëherë te vetme kryetari nuk ka pranuar të takojë por ka qenë sekretari i Bashkisë, ai që i ka thëne zonjës se bashkia nuk ka lekë që t’i kalojë grandin.

f.t
Gruaja proteston para bashkisë së Krujës: I kam shkuar 100
Milena Nikolli

KRUJË-Milena Nikolli nga Kodër Thumana ka vendosur që sot në ditën e gruas të zhvillojë një protestë mjaft të rrallë në llojin e saj. Ajo ka që paraditen e sotme që është vendosur përpara shkalleve te Bashkisë Krujë dhe thotë që është e vendosur të vetëflijohet këtu nëse problemit të saj nuk i jepet zgjidhje.

Konkretisht Milena, kryefamiljare e një familje prej 7 personash prej një viti banon ne banesën e dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019 e cila është cilësuar nga ekspertet si Ds4, pra banesë me rrezikshmëri të lartë e cila ka nevojë për rikonstruksion të thelluar. Dhe pse ajo prej afro dy vitesh ka aplikuar dhe ka paraqitur te gjithë dokumentacionin e rregullt asnjë mase nuk është marrë për t’i kaluar asaj grandin prej 34 milion lekësh të vjetra me të cilat duhet të rikonstruktojë banesën.

Ajo shprehet se i është drejtuar bashkisë mbi 100 herë dhe asnjëherë te vetme kryetari nuk ka pranuar të takojë por ka qenë sekretari i Bashkisë, ai që i ka thëne zonjës se bashkia nuk ka lekë që t’i kalojë grandin. Ajo është ankuar në ministri e cila i ka thënë që problemi është në bashki. Ajo shprehet se është e vendosur te vijoje protestën e saj deri sa problemit t’i gjendet një zgjidhje, pasi rrezikon jetën duke jetuar në atë banesë.

Poll

MOS HUMB