Aktualitet

Gruaja e zhdukur prej 4 ditësh! Arrestohet 58-vjeçari në Tropojë, dyshohet për ngjarje të rëndë kriminale

58-vjeçarja dyshohet se është larguar nga shtëpia për shkak të dhunës sistematike që përjetonte nga bashkëshorti i saj, por duke qenë se nuk ka asnjë gjurmë prej saj prej 4 ditësh, dyshohet se po fshihet një ngjarje e rëndë kriminale.

F.m
Gruaja e zhdukur prej 4 ditësh! Arrestohet 58-vjeçari në
Foto Ilustruese

TROPOJË- Një grua rezulton e zhdukur që prej 22 korrikut. N. Sh., 48 vjeçe, është larguar nga banesa e saj në fshatin Bujan në Tropojë dhe bashkëshorti i saj, Imer Shpata kishte deklaruar në polici se nuk kishte dijeni për vendndodhjen e bashkëshortes. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se në banesën e Shpatës janë gjetur dhe dy armë zjarri që dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme, për të përcaktuar nëse janë përdorur apo jo në ngjarje kriminale. 58-vjeçarja dyshohet se është larguar nga shtëpia për shkak të dhunës sistematike që përjetonte nga bashkëshorti i saj, por duke qenë se nuk ka asnjë gjurmë prej saj prej 4 ditësh, dyshohet se po fshihet një ngjarje e rëndë kriminale.

Njoftim i policisë Tropojë

Hetimet e thelluara identifikuan dhe zbardhën një rast dhune sistematike nga bashkëshorti ndaj bashkëshortes, e dyshuar me pasoja të rënda. Vihet në pranga 58-vjeçari që ushtonte dhunë sistematike ndaj bashkëshortes. Bashkëshortja është larguar nga banesa më datë 22.07.2025 dhe vijon të jetë në kërkim. Në banesën e të arrestuarit u gjetën dhe u sekuestruan dy armë zjarri automatike. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet intensive për gjetjen e shtetases N. Sh., 48 vjeçe, e cila është larguar nga banesa më datë 22.07.2025. Dyshohet se pas këtij largimi mund të fshihet një ngjarje e rëndë kriminale. Në momentin e arrestimit, Policia gjeti në banesën e 58-vjeçarit I. Sh., banues në fshatin Bujan, dy armë zjarri automatike, të cilat u sekuestruan. Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme, për të përcaktuar nëse janë përdorur apo jo në ngjarje kriminale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë, pas informacionit të marrë nga të afërm të shtetases N. Sh., se ajo ishte larguar nga banesa e bashkëshortit dhe kishin humbur kontaktet me të, organizuan menjëherë punën për lokalizimin dhe gjetjen e saj. Nga hetimet rezultoi se 48-vjeçarja dyshohet se është larguar si pasojë e dhunës sistematike nga bashkëshorti. Në këto kushte, u shoqërua dhe më pas u ndalua shtetasi I. Sh., 58 vjeç. Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Po ashtu, janë angazhuar shërbime të specializuara të Policisë për kërkimin e 48-vjeçares, me dyshimin se mund të jemi përballë një ngjarjeje të rëndë kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ZËRI/

Poll

MOS HUMB