Aktualitet

"E ke në hotel", të rinjtë shfrytëzonin 3 të mitura në disa zona të Tiranës. Vajzat: Ikëm me dëshirë (EMRAT)

Tre vajzat e moshës 15, 16 dhe 17 vjeç ishin larguar nga banesat e tyre në muajt qeshor, shtator dhe tetor të vitit të kaluar.

f.t
"E ke në hotel", të rinjtë shfrytëzonin 3 të
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Goditet rrjeti i prostitucionit në Tiranë. Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona, ndërkohë që ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tyre. Tre të arrestuarit Samuel Doku, Kastriot Kullaj, Fabjon Cangu së bashku me shtetasin e shpallur në kërkim, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin për prostitucion tre të mitura. Tre vajzat e moshës 15, 16 dhe 17 vjeç ishin larguar nga banesat e tyre në muajt qeshor, shtator dhe tetor të vitit të kaluar.

Skema

Tre të rinjtë e moshës 20, 21, 22 dhe 24 vjeç pasi kontaktonin me persona të tjerë, i adresonin ata për në hotelet ku akomodoheshin të miturat, në zonën e Larushkut, Fushë Krujës, dhe në Arameras.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Lokalizimi”, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Shfrytëzonin për prostitucion tre shtetase të mitura, vihen në pranga tre autorët e dyshuar, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre. Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetase të moshës 15, 16 dhe 17, për ushtrim prostitucioni. Sekuestrohet, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, dhe 3 aparate celulare.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjet e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Lokalizimi”.

Në kuadër të këtij operacioni:

– u ndaluan shtetasit S. D., 21 vjeç, K. K., 24 vjeç, dhe F. C., 20 vjeç, të tre banues në Larushk;

– u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi K. D., 22 vjeç, banues në Larushk;

– u proceduan penalisht 3 shtetase të moshës 15, 16, dhe 17 vjeçe.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 3 të arrestuarit së bashku me shtetasin e shpallur në kërkim, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin për prostitucion tre shtetase të mitura, të moshës 15, 16, dhe 17 vjeçe, kundrejt përfitimeve monetare.

Autorët e dyshuar, pasi kontaktonin me persona të tjerë, i adresonin ata për në hotelet ku akomodoheshin të miturat, në zonën e Larushkut, Fushë Krujës, dhe në Arameras.

Gjatë kontrolleve fizike të shtetasit K. K., dhe të 17-vjeçares, shërbimet e Policisë, iu gjetën sasi lënde të dyshuara narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me tre aparate celulare. Tre të miturat e proceduara, janë larguar nga banesat përkatëse në muajt qeshor, shtator dhe tetor të vitit të kaluar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB