Aktualitet

"Godet" sërish Alketa Pere: Jam pasuri kombëtare, jam profesoreshë-doktoreshë!

Teksa fliste për mediat, nuk u kursye edhe në komplimentat ndaj vetes duke u shprehur se një mjeke si ajo, me 30 vite eksperiencë, është në fakt një pasuri kombëtare për Shqipërinë.

k.m.
"Godet" sërish Alketa Pere: Jam pasuri kombëtare, jam
Alketa Pere (Ymeri)

TIRANË- Mjekja Alketa Pere (Ymeri) pasi ka dalë nga Gjykata e Tiranës, tha se nuk ishte ajo personi që ka dalë në përgjime, por administratorja e spitalit, Alketa Ilo. Por teksa fliste për mediat, nuk u kursye edhe në komplimentat ndaj vetes duke u shprehur se një mjeke si ajo, me 30 vite eksperiencë, është në fakt një pasuri kombëtare për Shqipërinë. Por kunjat nuk i ka kursyer as me gazetarët, por kësaj here jo për fotot që këta të fundit kanë zgjedhur për të. 

MOMENTI ME VIDEO: 

“Një mjek onkolog me 30 vite eksperiencë është pasuri kombëtare. Okej? Asgjë nuk ndodhi në seancë. Nuk u dha asnjë...do ju sqarojnë ato brenda se nuk mund të flas dot se jam... Do e zbuloni juve se ja keni kaluar prokurorisë. Unë kam frikë nga gazetarët? Jo, një minutë avokat. Sa i përket mesazhit, nuk isha unë Alketa, ishte Alketa administratorja. Është tjetëëëëëëëëëëëëëëëëër. Është Alekta Ilo, është administratorja. Nuk isha unë,”- tha Pere.

Për mjeken Pere, gjykata la në fuqi masën "detyrim paraqitje", por derisa çështja të gjykohet nga Gjykata Penale e Tiranës, ajo dhe kolegët e saj, të gjithë janë të pezulluar nga puna./ZËRI

Poll

MOS HUMB