
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia këngëtaren Ruensa Haxhia, dhe ka caktuar ndaj saj masën detyrim paraqitje.
Dy ditë më parë këngëtarja u vu në pranga pasi iu gjetën 5 bimë me kanabis të mbjella në vazo, në ballkonin e banesës së saj në zonën e TEG-ut.
Këngëtarja kishte deklaruar se ishte përdoruese e lëndëve narkotike, dhe se kanabisin e kishte mbjellë për qëllime të përdorimit vetjak.
Prokuroria kërkoi masën e arrestit me burg ndaj këngëtares, ndërkohë që një masë e tillë u refuzua nga Gjykata duke e lënë të lirë Encën.
Bashkë me të u shoqërua edhe i dashuri me shtetësi të huaj, i cili u lirua pas disa orësh, pasi pretendoi se nuk ishte në dijeni të kultivimit të bimëve narkotike.
Njësoj siç ka pretenduar më herët, avokatja mbrojtëse e Encës ka deklaruar se këngëtarja i ka mbjellë bimët narkotike e shtyrë nga kurioziteti.
Duhet thënë se në rastin e Encës Gjykata është treguar ‘zemërmirë’, pasi në media ccdo ditë raportohen raste të personave që dënohen me disa muaj burg apo edhe vite burg për akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike./Zëri