Aktualitet

Gjykata e Lartë rrëzon kërkësën e Prokurorisë, pengon ekstradimin e Goxhajt drejt Kosovës

Gjykata e Lartë vendosi rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë për ekstradimin e Heroit Dritan Goxhaj

E.K
Gjykata e Lartë rrëzon kërkësën e Prokurorisë,
dritan goxhaj

TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Apelit të Tiranës, për ekstradimin në Kosovë, të Dritan Goxhajt. Në Gjykatën e Lartë u mbajt seanca për çështjen e ekstradimit për llogari të Gjykatës Speciale të Kosovës, të Dritan Goxhajt.

Prokuroria e Apelit kishte bërë rekurs në Gjykatën e Lartë ndaj vendimit të Gjykatës se Apelit që refuzonte ekstradimin e Dritan Goxhajt për llogari të Gjykatës Speciale në Hagë, duke kërkuar sërish ekstradimin e tij drejt Kosovës.

Vitin e kaluar po në korrik, më 31, Dritan Goxhaj u arrestua nga Policia e Tiranës me urdhër të Gjykatës për qëllime ekstradimi. Procesi gjyqësor i tij zgjati mbi 70 ditë dhe Gjykata e Apelit vendosi mos ekstradimin e Goxhajt, madje arrestimi i tij u shpall i paligjshëm.

Dritan Goxhaj fiton betejën edhe në Gjykatën e Lartë, ish-luftëtari i UÇK nuk do ekstradohet në Hagë.

Teksa sot Gjykata e Lartë ka vendosur që të rrëzojë kërkesën e Apelit dhe Dritan Goxhaj nuk do përballet me akuzat e Gjykatës Speciale të Kosovës, në Hagë.

Poll

MOS HUMB