
KORÇË- Kanë dalë sot përpara Gjykatës së Korçës për t’u njohur me masën e sigurisë Marsel Baçi dhe Selam Hyka, të cilët akuzohen për shfrytëzimin dhe abuzimin seksual me një 16-vjeçare në Maliq. Avokatët e tyre pretenduan një masë më të lehtë sigurie.
Avokati i Marsel Baçit, Ledian Spaho, tha se duhet pritur përfundimi i hetimeve dhe administrimin e tërësisë së provave për të parë nëse ka vepër penale të shfrytëzimit të prostitucionit. Ai thotë se Baçi ka pranuar që ka pasur marrëdhënie seksuale me të miturën, por me dëshirën e saj.
“Në vlerësimin tonë si mbrojtje, dyshimi nuk ka ndonjë provë konkrete por janë deklarime të personave kallëzues të cilët orientojnë organin e akuzës në lidhje me ekzistencën e elementi të veprës penale por mënyra, forma, koha ku mund të jetë konsumuar vepra penale nuk përcaktohet. Nga ana tjetër rezulton që në lidhje me shtetasin Marsel Baçi nuk ka ankesë konkrete por referohet vetëm nga komunikimi dhe një marrëdhënie që kanë patur të rinjtë kohët e fundit.
Njëri është për “shfrytëzim prostitucioni” dhe dua tu shpjegoj që s’jemi në kushtet e një akuze por të një dyshimi. Nëse do flasim për akuzë do të presim përfundimin e hetimeve dhe administrimin e tërësisë të provave për të parë nëse ka vepër penale të shfrytëzimit të prostitucionit. Në këtë moment s’mund të flasim për këtë vepër penale sepse ajo kërkon elementë konkretë, veprime konkrete.
Po, është pranuar në deklarimet që kanë dhënë para oficerit të policisë gjyqësore, është deklaruar që kanë kryer marrëdhënie seksuale. Kanë ndodhur me dëshirën e vetë të miturës e cila absolutisht në asnjë moment nuk provohet të jetë imponuar apo detyruar forcërisht. Janë kryer marrëdhënie seksuale por ngelemi skeptikë dhe jokonkretë nëse janë kryer dhe si janë kryer sepse akti seksual s’mund të kryhet në mënyrë brutale. Është minorene por ka kaluar kufirin e moshës 14 vjeç, është 15 vjeç dhe nëse marrëdhënia seksuale e saj është me dëshirë, mandej është organi i akuzës që përcakton veprën. Do i ngelet përfundimit të hetimeve dhe çfarë do na diktojnë provat. Para gjykatës të akuzuarit janë shprehur dakord me mbrojtjen”, tha ai.
Ndërkohë që Denis Mekolli, avokati mbrojtës i Selam Hykës, një prej të akuzuarve të tjerë, pretendon se në asnjë moment nuk ka patur dhunë fizikë apo psikologjie ndaj të mitrës dhe se ky është fakt i vërtetuar.
“Me provat që kemi parë deri në këto moment, nuk ka asnjë dyshim të arsyeshëm sepse vepra penale që akuzohet i mbrojturi prej meje, shikohet në disa pikëpamje. E para është që edhe nëse ka ndodhur ngjarja, të provojë dhunën. S’rezulton në asnjë moment që të ketë patur dhunë apo elementë të saj, si fizikë dhe psikologjikë. Kjo është e vërtetuar dhe me aktet deri në këtë moment. Nuk kemi provë konkrete, nuk kemi dëshmi për shkak të privatësisë. Prokuroria deri në këtë moment ka kallëzimin dhe disa akte shkresore që mund të jenë në cilësinë e provës. Nuk provohet të ketë patur dhunë”, tha avokati.
Adoleshenteja pak ditë më parë ka akuzuar Baçin dhe Hykën për shfrytëzim prostitucioni dhe marrëdhënie seksuale me dhunë. Nëna e minorenes është shprehur se grupi që ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e saj mendohet të jetë më i madh se dy. Nga ana tjetër, familjarët e Marsel Baçit pranojnë komunikimin prej disa kohësh të djalit të tyre me vajzën minorene ndërkohë nga familja Hyka kanë kundërshtuar faktin se Selam Hyka të ketë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me minorenen. /ZËRI