Aktualitet

GJKKO shpall të pafajshme Majlinda Bufin, kryebashkiaken e Roskovecit: S'ka prova

Vendimi u dha nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila arsyetoi se gjatë gjykimit nuk u provua që Bufi të kishte kryer veprën penale për të cilën akuzohej.

F.I
GJKKO shpall të pafajshme Majlinda Bufin, kryebashkiaken e Roskovecit:
Majlinda Bufi

TIRANË-Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshme Majlinda Bufin, kryebashkiaken e Roskovecit e akuzuar nga SPAK për përdorim të funksionit publik për veprimtari politike. Vendimi u dha nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila arsyetoi se gjatë gjykimit nuk u provua që Bufi të kishte kryer veprën penale për të cilën akuzohej.

“Nuk provohet se e ka kryer veprën penale”, është shprehur gjyqtarja Irena Gjoka.

Prokuroria e Posaçme (SPAK), në pretencën e saj, kishte kërkuar dënimin e kryebashkiakes me 1 vit e 6 muaj burg. Nga hetimet e SPAK rezulton se e pandehura Majlinda Bufi, në detyrën e Kryetares së Bashkisë Roskovec, në kundërshtim me ligjin, i ka kërkuar shtetasit, G.B, të mos marrë pjesë në votimet për zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023 dhe të mos përfshihet në veprimtaritë zgjedhore të partive të tjera politike, duke e kërcënuar. 

E pandehura, me pretendimin se po e “mbronte” shtetasin nga një situatë të supozuar të paligjshme, i ka kërkuar atij të heshtë dhe të mos votojë farë në zgjedhjet e 2023. Kërkesa e të pandehurës Majlinda Bufi, drejtuar shtetasit G.B është bërë nën kërcënimin e masave administrative dhe kundër vullnetit të tij.

Megjithatë, GJKKO vendosi ta shpallë të pafajshme Majlinda Bufin, duke rrëzuar akuzën e ngritur nga SPAK./ZËRI

Poll

MOS HUMB