Aktualitet

GJKKO lë në regjimin "41 biss" Sokol Mjacajn

Mjacaj kërkonte mos futjen në regjimin e posaçëm, por GJJKKO ka vendosur ta rrëzojë këtë kërkesë të Mjacajt.

E.K
GJKKO lë në regjimin "41 biss" Sokol Mjacajn
Sokol Mjacaj

TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur që të dërgojë në regjimin "41 bis", Sokol Mjaçajn. Mjaçaj kërkonte mos futjen në regjimin e posaçëm, por GJKKO ka vendosur ta rrëzojë këtë kërkesë të të burgosurit.

VENDIMI

1. Kërkuesi, Sokol Mjacaj, më datë 03.01.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Kundërshtimin e udhërit Nr. 685, datë 15.12.2023 të Ministrit të Drejtësisë “Për vendosjen në regjimin e posaҫëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë të të burgosurit Sokol Mjacaj”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112 dhe dhe 471 të K.Pr.Penale, me vendimin 25, datë 25.03.2024, vendosi:
3. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Sokol Mjacaj.
4. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të kërkuesit.
5. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

Çfarë ndodhi në Peqin?

Mesditën e 15 dhjetorit, Mjacaj ekzekutoi Arben Lleshin brenda qelisë së tij. Pas ngjarjes ai ka tentuar të marrë peng disa familjarë të të burgosurve të tjerë në dhomën e takimeve dhe disa gardianë, por më pas është mbyllur në qelinë e tij. Ishin negociatat me drejtorin e Burgut të Peqinit ato që e bindën të vetëdorëzohet, pasi u garantua se nuk do të vritej. Deri më tani dyshohet se shkak për vrasjen e Arben Lleshit është bërë gjakmarrja dhe se urdhri mund të ketë ardhur nga familja Hoxha, por kjo mbetet ende e pakonfirmuar pasi hetimet vijojnë. Vrasësi Sokol Mjaçaj, vuante dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë në vitin 2015./ZËRI 

Poll

MOS HUMB