
LIBAN- SHBA, Britania e Madhe dhe BE kanë kërkuar një armëpushim 21-ditor në Liban pas përshakallëzimit të luftimeve mes Izarelit dh Hezbollahut. Frika e përfshirjes së shteteve të tjera në këtë dyluftim apo nisja e një Lufte të Tretë Botërorë ka bërë që shtete të ndryshme të kërkojnë një armëpushim të përkohshëm.
12 përfaqësues të shteteve më të mëdha paraqitën kërkesën e tyre, në të cilën shkruhej se gjatë këtyre 21 ditëve do të kërkohet një zgjidhje diplomatike për përfundimin e luftës.
Kërkesa u nënshkrua nga SHBA, Australia, Kanadaja, Bashkimi Evropian, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Mbretëria e Bashkuar dhe Katari pas fjalimit të Joe Biden ku u shpreh se një Luftë e Tretë Botëroe është e mundshme.
Në një deklaratë të përbashkët më presidentin francez Emmanuel Macron, Biden shtoi se tashmë është koha që njerëzve tju sigurohet siguria e duhur për tu kthyer në shtëpi.
Lufta në Liban nisi pasi një zyrtar i Hamasit u vra nga Izareli. BBC raportoi se një sulm izraelit me dron ndodhi në Liban në rajonin e Sidonit dhe la të vdekur një zyrtar të Hamasit. Kjo ngjarje u pasua me një akt më të rëndë, më shpërthimin e sinjalizuesve të grupit të Hezbollahut ku mbetën të vrarë e të plagosur mbi 10.000 qytetarë./ ZËRI