
Foto ilustruese
TIRANE- Një trup i pajetë është gjetur buzë Lumit Lana në kryeqytet në zonën e Brrylit. Policia e Shtetit njofton se trupi nuk ka shenja dhune ndërsa nuk jep detaje për moshën apo identitetin.
Njoftimi i policisë:
Më datë 14.12.2023, rreth orës 09:00, te Brryli, në lumin Lana, është gjetur trupi i pajetë i një shtetasi ende të paidentifikuar, në pamje të parë pa shenja dhune. Grupi hetimor po punon për identifikimin e trupit të pajetë dhe për sqarimin e rrethanave të këtij rasti./ZËRI
Poll