Aktualitet

Gjendet një trup i pajetë në Karaburun, Policia: I përket një mashkulli

Nga të dhënat që ka bërë me dije Policia e Shtetit, kufoma i përket një mashkulli, por identiteti ende nuk dihet.

k.m.
Gjendet një trup i pajetë në Karaburun, Policia: I përket
Foto ilustruese

VLORË- Gjendet një kufomë në Karaburun në afërsi të Kepit të Gjuzës. Trupi i pajetë është gjetur nga disa ekuipazhi i një anije peshkimi në det. Nga të dhënat që ka bërë me dije Policia e Shtetit, kufoma i përket një mashkulli, por identiteti ende nuk dihet. Aktualisht, mësohet se trupi i pajetë është duke u transportuar për në Vlorë. Nga kqyrja paraprake e trupit, raportohet se nuk ka shenja dhune, megjithatë hetimet e mëtejshme do të zbulojnë identitetin e tij dhe ssi ka përfunduar në det.

NJOFTIMI I PLOTË:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 16:00, në vendin e quajtur “Kepi i Gjuhëzës”, eikuipazhi i një anije peshkimi, ka konstatuar në det, një trup të pajetë, dyshohet i seksit mashkull dhe ka lajmëruar shërbimet e Policisë Kufitare të cilat menjëherë kanë shkuar në vendgjarje. Trupi i pajetë do të transportohet në morgun e spitalit, për ekspertizë mjeko-ligjore, deri tani nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, vijon punën për identifikimin e shtetasit/es, si dhe zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti./ZËRI

Poll

MOS HUMB