Aktualitet

Gjenden 625 bimë kanabis në Shkodër, procedohen 2 kryetarë fshatrash

Policia bën me dije se po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtyre bimëve narkotike.

I.F
Gjenden 625 bimë kanabis në Shkodër, procedohen 2 kryetarë
Pamje nga operacioni i Policisë

SHKODËR- Policia e Shkodrës gjatë një operacioni ditën e sotme ka gjetur dhe ka asgjësuar 625 bimë narkotike kanabis sativa. Në kuadër të këtij operacioni janë proceduar penalisht për shpërdorim të detyrave, 2 kryetarë fshatrash dhe 1 specialist pyjesh. Policia bën me dije se po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtyre bimëve narkotike.

“Në vijim të veprimeve për këto dy raste nisi procedimi në gjendje të lirë, për shpërdorim të detyrës dhe moskallëzim krimi, për kryeplakun e fshatit Drisht shtetasin V. D., kryeplakun e fshatit Kir, shtetasin S. H., dhe Inspektorin e Pyjeve, shtetasin A. M. Ndërkohë shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjatë kontrolleve gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësive administrative Gruemirë dhe Kastrat, 142 bimë kanabisi. Ndërsa shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjatë kontrolleve gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësisë administrative Shllak, 295 bimë kanabisi”, bëri me dije policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB