Aktualitet

Kundërshtuan me forcë policinë, arrestohen tre persona në Festivalin e Tekno në Vlorë

Efektivët kanë vënë në pranga Ildjan Dodaj, Mohammed Bennanna dhe Mateo Masini.

I.F
Kundërshtuan me forcë policinë, arrestohen tre persona në
Një nga të arrestuarit

VLORË- Tre persona janë arrestuar pas një operacioni të zhvilluar dy ditë më parë kundër shpërndarjes së drogës në plazhin e Delisufit. Efektivët kanë vënë në pranga Ildjan Dodaj, Mohammed Bennanna dhe Mateo Masini.

Gjatë operacionit, të arrestuarit kundërshtuan me forcë punonjësit e policisë.


Gjithashtu raportohet se në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e 3 personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

“Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim 2 ditë më parë, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë u bë i mundur ndalimi i këtyre shtetasve, të cilët kundërshtuan me forcë punonjësit e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, gjatë kryerjes së detyrës, në vendin e quajtur “Plazhi i Delisufit”, konkretisht:  

- I. D., shtetas shqiptar, banues në Itali; 

- M. B., shtetas maroken, banues në Itali; 

- M. M., shtetas italian, banues në Itali.

Gjithashtu, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e 3 shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast, konkretisht:    

- A. M., lindur në Kavajë dhe banues në Itali;  

- S. P., lindur dhe banues në Sarandë;  

- A. E., lindur në Kosovë dhe banues në Itali.

Vijon puna për kapjen e këtyre shtetasve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB