Aktualitet

'Fundoset' banda e shqiptarëve në Itali, 'specialistë' të grabitjeve me dhunë! Pranga dhe një 75-vjeçari

Sipas policisë, 75-vjeçari ishte ai që organizonte logjistikën për grupin e kriminelëve shqiptarë, të cilët ishin “specialistë” në grabitjen e makinave luksoze dhe vilave.

E.K
'Fundoset' banda e shqiptarëve në Itali,
Armët e gjetura gjatë kontrolleve

ITALI- Gjashtë shqiptarë dhe një 75-vjeçar italian kanë rënë në prangat e Policisë italiane pasi akuzohen për grabitje me dhunë. Sipas policisë, 75-vjeçari ishte ai që organizonte logjistikën për grupin e kriminelëve shqiptarë, të cilët ishin “specialistë” në grabitjen e makinave luksoze dhe vilave.

Ata kishin kryer disa granbitje në disa zona të ndryshme. Konkretisht në: Brescia, Bergamo, Milano, Monza, Brianza, Pavia, Piacenza dhe Reggio Emilia. Ndërkohë katër shqiptarë të tjerë janë shpallur në kërkim.  75-vjeçari, i identifikuar me inicialet D.F, nuk akuzohet se ka marrë pjesë në vjedhje dhe grabitje, por se ishte kujdesur për gjetjen e garazheve në të cilat do të fshiheshin makinat e vjedhura.

Shqiptarët ranë në prangat e Policisë pas një hetimi të gjatë të nisur pas ngjarjes së rëndë, ku ata grabitën me dhunë biznesmenin 59-vjeçar Roberto Botti në Brescia. Ngjarje e ndodhur në janar të vitit të shkuar. Të maskuar ata e pritën biznesmenin pranë banesës e më pas e dhunuan atë dhe bashkëshorten. Në fund morën paratë nga kasaforta dhe u larguan.

Gjatë kontrollet të kryera nga autoritetet në garazhet dhe dhomat në dispozicion të anëtarëve të bandës është bërë e mundur gjetja e levave, çekiçëve, dhe materialeve të tjera të përdorura gjatë grabitjeve. Gjithashtu, janë sekuestruar 4 makina dhe 4 pistoleta të vjedhura./ZËRI

Poll

MOS HUMB