Aktualitet

FOTOJA e parë e Fredi Belerit në burg/ Mediat greke me pretendime: U ndërpre lidhja kur po fliste për Ramën

Në intervistën e dhënë, TaNea shkruan se një roje burgu vjen e shkon pas Fredi Belerit.

k.m.
FOTOJA e parë e Fredi Belerit në burg/ Mediat greke me pretendime: U
Fredi Beleri

TIRANË- Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri dha intervistën e tij të parë nga burgu në "Live News" të MEGA-s, por intervista në një moment u ndërpre. Këtë ndodhi, mediat greke e lidhin me faktin se në atë moment, Beleri po fliste për kryeministrin Edi Rama. Po ashtu, për herë të parë i kanë nxjerrë një foto edhe nga qelia e burgut. Në intervistën e dhënë, TaNea shkruan se një roje burgu vjen e shkon pas Fredi Belerit.

"Në një momet Fredi Beleri nisi të rendiste problemet e minoritetit grek, por lidhja u ndërpre dhe nuk mund të vazhdonte intervista...,"-shkruhet në artikull. 

MOMENTI ME VIDEO:


“Mund të lirohem nëse ndryshohen kushtet e paraburgimit ose hiqen katër muajt e mbetur. Për fat të keq, Rama në disa gjëra, si për shembull se si shpronësoi pronat e grekëve, e ka tejkaluar Erdoganin. Në vitin 1960 regjimi komunist konfiskoi pronat, në 1991 ndodhi tranzicioni dhe 34 vjet më vonë ende nuk i kemi kthyer. E gjithë kjo është e përshtatshme”.

Këtu sipas mediave greke ndërpritet pa shkak intervista.

I zgjedhur nga votat e qytetarëve kryebashkiak i Himarës, Fredi Beleri është arrestuar që më datë 12 maj 2023. Ai akuzohet për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje, kryer në bashkëpunim”. Banorë të Himarës kanë thënë se atyre iu janë premtuar para, në këmbim të votës. Ai u prangos 48 orë para zgjedhjeve lokale të 14 majit./ZËRI

Poll

MOS HUMB