Aktualitet

FOTO-Njëri djali i bizesmenit, tjetri nipi i Flamur Nokës, KUSH janë djemtë 'vip' të arrestuar në operacionin e lojrave të fatit

Të rinjtë u arrestuan në operacionin e zhvilluar nga Policia e Shtetit mbrëmjen e kaluar, teksa ishin duke luajtur poker në tavolinë në lokalin që administrohej nga djali i biznesmenit Ymer (Korab) Lala.

f.t
FOTO-Njëri djali i bizesmenit, tjetri nipi i Flamur Nokës, KUSH
Rexhep Noka dhe Ylard Lala

TIRANË- Në foton më sipër janë Rexhep Noka, nipi i deputetit Famur Noka dhe Ylard Lala, djali i bizesmenit Ymer Lala. Dyshja u kapën në rrugën “Andon Zakon Çajupi” në lokalin që ishte në administrim të vetë Ylard Lalës. Të rinjtë u arrestuan në operacionin e zhvilluar nga Policia e Shtetit mbrëmjen e kaluar, teksa ishin duke luajtur poker në tavolinë në lokalin që administrohej nga djali i biznesmenit Ymer (Korab) Lala.

Ylard Lala 24 vjeç, banues në Tiranë, akuzohet për veprat penale "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin", dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara", parashikuar nga nenet 197 dhe 197 të Kodit Penal, pasi është vënë në pranga bashkë me nipin e demokratit Flamur Noka.

Në flagrancë janë arrestuar 11 persona ndërsa po procedohen në gjendje të lirë 7 të tjerë për moskallëzim krimi. Emrat e të arrestuarve të tjerë janë: Eglantin Fejzaj; Nikolin Prenga; Fatmir Rumani; Arbjon Tocilla; Marjan Ndoj; Henrik Bruka; Romario Kodra; Erjola Vllahu dhe Cen Mehmetaj./ZËRI

Poll

MOS HUMB