Aktualitet

“Flisja 24 orë me Nuredin Dumanin”/ "Burgjet" marrin masa, i presin linjën e internetit "të penduarit të drejtësisë"

Për të ndalur komunikimet e këtij të fundit, por edhe personazheve të tjerë të botës së krimit, Drejtoria e Burgjeve ka vendosur edhe që të shkëpusë linjën e internetit për Dumanin dhe Amarildo Nikollin.

k.m.
“Flisja 24 orë me Nuredin Dumanin”/ "Burgjet" marrin
Alda Nikolli dhe Nuredin Dumani

TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka pezulluar nga puna dy punonjës të burgut "313" në Tiranë menjëherë pas deklaratës së Alda Nikollit, e cila zbuloi se fliste nga qelia e burgut me të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumanin. Për të ndalur komunikimet e këtij të fundit, por edhe personazheve të tjerë të botës së krimit, Drejtoria e Burgjeve ka vendosur edhe që të shkëpusë linjën e internetit për Dumanin dhe Amarildo Nikollin.

Sipas dëshmisë së Alda Nikollit, provuar dhe përmes fotove që ajo kishte bërë via skype me Dumanin, ku i fundit kishte pajisjet më të fundit teknologjike në dhomë, që nga laptopi, te kondicioneri apo thikat, që janë armë rreptësisht të ndaluara në ambientet e qelisë.

Por jo vetëm kaq…

Po sipas dëshmisë së të resë nga Lezha, Dumani kishte akses të hynte dhe në qelitë e tjera të burgut 313, nën shoqërimin dhe ‘bekimin’ e punonjësve të policisë, e madje në dy raste javët e fundit kishte dhunuar kunatin e saj Amarildo Xhanej. Po ashtu, sipas dëshmisë së Nikollit, Dumani vinte gjoba nga burgu, ndaj të dënuarve të tjerë, që i mundësonin atij të ardhura për të bërë jetën luksoze brenda qelisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB