Aktualitet

‘Fikni të gjitha pajisjet kompjuterike’, urdhri në strukturat e policisë së shtetit, Shqipëria nën sulm kibernetik?

Policia tha se urdhri për fikjen e pajisjeve ishte një masë parandaluese

E.K
‘Fikni të gjitha pajisjet kompjuterike’, urdhri në
Sulm kibernetik

TIRANË- Pasi në media qarkulloi lajmi se u ishte dhënë urdhër të gjitha strukturave për fikjen e pajisjeve kompjuterike, nën dyshimin për një sulm kibernetik, ka reaguar edhe Policia e Shtetit.

Përmes një reagimi, Policia e Shtetit ka sqaruar se janë masa parandaluese dhe se nuk ka pasur sulm kibernetik.

Të gjitha strukturave të Policisë së Shtetit u është dhënë urdhër që të fikin çdo pajisje kompjuterike.

Postimi:

Lidhur me publikimet e ndryshme në media për një sulm kibernetik, Policia e Shtetit sqaron opinionin publik se në mënyrë të vazhdueshme, në bazë të një pune profesionale parandaluese, merr masa për forcimin e garantimin e sigurisë dhe mirëfunksionimin e sistemeve në përdorim.

Sistemet në përdorim nga Policia e Shtetit vazhdojnë funksionimin e tyre normalisht.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB