SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja në Shkodër, ku i moshuar Fasli Hyka qëlloi me armë në drejtim të tre të rinjve. Ka qenë bashkëshortja e Fasli Hykës e cila ka treguar si si ndodhi ngjarja.
Hyrije Hyka ka rrëfyer se bashkëshorti i saj dëgjoi disa zhurma pas mesnate që vinin nga rruga dhe po i shqetësonin dy të moshuarit. Në atë moment ai ka telefonuar policinë, duke i kërkuar që të vinin për të vendosur qetësinë. Në atë moment ka telefonuar policinë duke i kërkuar që të vinin për të vendosur qetësinë.
83-vjeçarja e cila ndodhej në shtrat në atë moment, tregon se dikush e ka sharë burrin e saj, i cili në nerva e sipër morri çiften dhe qëlloi në drejtim të tyre.
"Njoftoi policinë, i tha hajde se kanë ardhur njerëz të panjohur. Po bënin zhurmë dhe nuk e lejonin të flinte. Zhurma se lejon të flejë për shkak të shqetësimeve shëndetësore që ka. Njërin sy e ka operuar, jemi pensionistë. Çiften e ka me leje. Automatikun e ka gjetur. Ai doli bërtiti, lajmëroi edhe policinë. Erdhi policia, nuk e dimë nëse e kanë sharë të rinjtë apo policia. Në ato nerva i gjuajti me çifte. Ai i kërkoi policisë që të prisnin deri në mëngjes, vij vetë dhe ju tregoj si ishte e vërteta. Drejtori i policisë i tha hajdeni tani, ndërsa ky i tha në mëngjes më caktoni orën dhe vij vetë në polici. Pse u ngutën ta merrnin natën, nuk ishe nevoja ta merrnin natën. Nuk jemi gjakpirësia, jemi njerëz që duam qetësinë sepse kemi moshën. Ka sëmundjen që nuk e duron zhurmën”-u shpreh bashkëshortja e Fasli Hykës.
Ngjarja ndodhi rreth orës 00:30, në lagjen “Partizani”. Fasli Hyka 83 vjeç qëlloi me breshëri arme në drejtim të 3 të rinjve, të cilët kishin vendosur muzikë të lartë. Fatmirësisht të rinjtë kanë shpëtuar pa lëndime, ndërkohë që ka pasur dëmtim të një makine të parkuar. Fasli Hyka është vënë në prangat e policisë pas 3 orësh negociata me FNSH për dorëzimin e tij./ZËRI